Ditën e sotme ka nisur gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por seanca e parë u shty për në 17 Tetor. Në Gjykatën e Posaçme ishin familjarë dhe gazetarë, edhe nga Greqia për të ndjekur procesin.
E pranishme, ashtu si edhe në çdo seancë tjetër ishte edhe ambasadorja greke. Beleri u arrestua në 12 Maj të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Prokuroria e akuzon për blerje votash. Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po e mban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.