Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi është shfaqur ditën e sotme në Kuvend me krahun e fashuar dhe të lidhur.
Korreshi është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”, ku gjatë performancës së parë është ndeshur dhe me një incident.
“Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim,” ka thënë deputeti në një intervistë më parë.
“Është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe, por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin,” ka deklaruar Korreshi në lidhje me vijueshmërinë në spektaklin e kërcimit.
Eksperimentimi në kërcim, e pëson Saimir Koreshi, thyen krahun