Sonte në 20:45 Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen përballë Çekisë në Tiranë. Biletat janë shitur, gjithçka është bërë gati dhe pritjes së madhe po i vjen fundi.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë si gjithmonë, ndërkohë që tifogrupet që mbështetin Kombëtaren e shqiptarëve janë gati për të ndihmuar heronjtë kuqezi në fitoren e radhës.
“Plisat” nuk mungojnë kurrë kur luan Shqipëria. Sot nisen nga Kosova dhe do të jenë prezent në kryeqytet.
“TIRANA NA PRET! Sot grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.
Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave, të cilët do e bëjnë edhe më të bukur atmosferën në stadiumin “Air Albania”.