Merr fund arratia e hajdutit që pak ditë më parë grabiti një dyqan celularësh dhe tentoi një të dytë, por punonjëset e nxorën jashtë. Ai është Pieraldo Pelushi i dënuar më parë për drogë.
“Vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në dyqan tjetër në Kombinat, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari” njofton policia.
Sekuestrohen veshjet të cilat autori ka pasur veshur gjatë kryerjes së krimeve.