-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha “bëhet” specialist futbolli: Reja ishte nervoz, ky Sylvinho më pëlqen…

Kryesoret

Fitorja e kombëtares ka qenë kryefjalë ditën e sotme. Ish-kryeministri Sali Berisha shkoi më tej me euforinë, duke krahasuar veten me kuqezinjtë teksa foli për zgjedhjet e 2025-ës me bindje se do i fitojë.

Por gazetarët i kujtuan se ishte largimi i trajnerit Reja që nuk po sillte rezultate dhe ardhja e teknikut brazilian që ndryshoi gjithçka. A mos duhet të hapë krahun edhe ai? Berisha iu shmang pyetjes.

Unë kam vlerësimin më të lartë për këtë trajner, që ua ka gjetur…këta janë futbollistë të fortë shumë të mirë. Reja mbase ishte pak nervoz…por ky, ua ka gjetur kordat këtyre në mënyrën më të përsosur. Më pëlqen.

Kam vlerësim shumë të madh për këtë. Ka vetë atë formimin si futbollist. Pastaj nuk është se Italia nuk është shkollë, është shkollë shumë e fortë futbolli, por Brazili është shkollë më e madhe futbolli. Silvinjo ka gjetur mënyrën, jo shumë debate dhe lajme, por po flet me rezultate” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit