-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Serbe: Po dëgjoj Vuçiçin! Jemi gati të marrim pjesë në zgjedhjet në Veri

Kryesoret

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarë të rinj dhe asamble komunale në veri, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to. “Topi tani është në fushën e Prishtinës” tha ai. Gjithashtu u shpreh se vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.

Prandaj këtë herë do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiç dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, duke inkurajuar kështu një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen të kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani. Prandaj kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”, tha Rakiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit