12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka rezervon hotelin pas triumfit: Tani jemi në Gjermani

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shfaqur i emocionuar pas fitores 3 me 0 të Shqipërisë ndaj Çekisë. Duka tha se fitorja e kuqezinjve është mëse e merituar.

Tashmë, sipas Presidentit të FSHF, kombëtarja është më shumë se me një këmbë në Gjermani drejt “Euro 2024”. Duka vlerësoi edhe punën e trajnerit Sylvinho për frymën e grupit që ka krijuar në skuadër.

“Padyshim që kisha shumë emocion para ndeshjes. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Çekia para ndeshjes ishte shumë e fortë, por tani duket sikur ishte shumë e lehtë. E merituam, e stërmerituam.

Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur për këtë 3-pikësh të rëndësishëm që na bën të jemi pothuajse me më shumë se me një këmbë. Jam shumë i gëzuar që shkojmë, ekipi e meritoi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit