-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni brenda 24 orëve!

Kryesoret

Ushtria izraelite ka kërkuar evakuimin e civilëve nga qyteti i Gazës për sigurinë e tyre, duke iu bërë thirrje që të lëvizin në jug brenda 24 orëve. OKB thotë se kjo arrin në 1.1 milion njerëz, rreth gjysma e popullsisë së gjithë Rripit të Gazës. Zona e prekur përfshin qytetin e Gazës me popullsi të dendur.

OKB-ja është informuar nga ushtria izraelite për një urdhër për të zhvendosur rreth 1.1 milion banorë nga Rripi verior i Gazës në jug brenda 24 orëve, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të organizatës për AFP, Stéphane Dujarric, duke kërkuar që ky urdhër të anulohet.

“Mbrëmë zyrtarët e OKB-së në Gaza u informuan nga oficerët e tyre ndërlidhës ushtarakë izraelitë se e gjithë popullsia në veri të Wadi Gazës do të zhvendosej në jug brenda 24 orëve”. ​ Sipas Dujarric, një evakuim i këtyre përmasave është “i pamundur pa shkaktuar pasoja shkatërruese humanitare shkatërrues”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit