-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti që zbulon batërdinë me pronat që i janë konfiskuar krimit

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon shkarkimin nga detyra të administratorit të pasurive në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në varësi të Ministrisë së Brendshme. Nga raporti i auditit janë konstatuar shkelje të shumta që i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet.

Disa nga shkeljet e konstatuara;

Auditi ka gjetur mjaft shkelje serioze. Administratori nuk ka marrë masa për sigurimin e pasurisë, duke mos lidhur një kontratë sigurimi për dëmtimet nga zjarri, uji apo faktorë të tjerë natyrorë, çka ekspozon eventualisht AAPSK-në dhe në të njëjtën kohë buxhetin e shtetit kundrejt një dëmi të konsiderueshëm ekonomik.

Nuk ka marrë masa për krijimit e inventarit të brendshëm të dosjeve, çka mbart riskun e humbjes ose tjetërsimit të gjurmës së auditimit. Ka lejuar vendimmarrje nga subjektet kundrejt të cilëve është vendosur masa e sekuestros preventive, çka në mënyrë direkte apo indirekte ndikon në menaxhimin apo administrimin e pasurive.

Nuk ka marrë masa për regjistrimin, sipas afateve ligjore, të bilancit vjetor kontabël, çka ndikon negativisht në transparencën e menaxhimit të subjektit dhe ekspozon këtë të fundit kundrejt sanksioneve administrative (gjoba) me efekt negativ financiar.

Ka kryer shpenzime jo në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik, çka ndikon negativisht në mirë-përdorim të fondeve. Për problematikat e konstatuara në lidhje me revokimet e pasurive, veprime në kundërshtim me disa pika.

Ka lidhur kontratë qiraje të lidhur në kundërshtim me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike. Administratori nuk aksesohet për të gjeneruar të dhënat e pasurive që ka në administrim, në kundërshtim me rregullat.

Ka administruar në mënyrë të parregullt zbatimin e kontratave të qirave, të pasurive të paluajtshme, në kundërshtim me Rregulloren e Brendshme të AAPSK-së dhe kontratën përkatëse.

Gjithashtu nga 459 pasuri të dhëna me qira për periudhën objekt auditimi janë audituar 112 prej tyre ose 24.4% e tyre. Nga shqyrtimi i tyre u konstatuan disa parregullsi, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullator.

Të ardhurat e raportuara nga AAPSK janë të mbivlerësuara, pasi në llogaritje kanë përfshirë edhe të ardhurat nga buxheti i shtetit, që nuk përfaqësojnë të ardhura nga vet veprimtaria e tyre. Shpenzime konsiderueshëm të larta për ruajtjen e objekteve të sekuestruara apo të konfiskuara dhe për paga, sigurime shoqërore e shëndetësore të administratorëve, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit