-sidi education-spot_img
28.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor mund të zbutet duke u integruar në BE

Kryesoret

Në një forum të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, me temë “Thyerja e barrierave për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për çështjet e besimit mes institucioneve në rajon”, Balla përsëriti se Shqipëria dënon ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Kosovës dhe theksoi nevojën për të zbutur ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, përmes integrimit në BE.

“Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE.

Por, ka edhe një kontekst të ri gjeopolitik që lidhet me situatën e kohëve të fundit dhe provokimet ne veriun e Republikës së Kosovës, të cilën dua të nënvizoj edhe një herë se Shqipëria dënon në mënyrë më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës më 24 shtator.

Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm,” tha Balla në konferencën ku mori pjesë dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit