-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy gra marrin peng një 46-vjeçare në Tiranë

Kryesoret

Dy gra kanë marrë peng një 46-vjeçare në Tiranë për disa orë, por gjithçka është mbyllur shpejt me arrestimin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia” ku sipas policisë kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur 46-vjeçaren.

“I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset Anila Qose 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe Erinda Lekgegaj 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit