Një 17-vjeçar afgan ka mbetur i plagosur me armë zjarri në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë të Malësisë së Madhe.
Mësohet se 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri 17-vjeçari.
Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.