Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.
Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.
Fansat u shqetësuan, por duket se miqtë e mikeshat e tij jo. Prandaj, opinionisti nuk i ka lënë pa përmendur.
Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka vizituar opinionistin dhe ka kaluar qoftë edhe për një përshëndetje dhe kaq ka mjaftuar që Konomi të ironizojë, mikeshat e tij të cilat i quan VIP-e, duke thënë se Luizi erdhi u interesua, por ato asnjëherë.