Një grup prej 12 familjesh të quajtura “Familjet e pengjeve amerikano-izraelite në Gaza” i kanë kërkuar presidentit amerikan Joe Biden që të përdorë të gjitha mjetet dhe burimet që ka në dispozicion për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre.
“Me qytetarët amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza, Amerika ka përgjegjësinë të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar lirimin e tyre,” tha grupi në një deklaratë.
“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Biden të përdorë të gjitha mjetet dhe burimet që ka në dispozicion për të siguruar që të plagosurit të marrin kujdes urgjent mjekësor për shpëtimin e jetës para se të jetë tepër vonë dhe të veprojë për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve,” bën thirrje grupimi.
Grupi takoi Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken javën e kaluar dhe thanë se ishin mirënjohës për angazhimin e tyre të deklaruar për të sjellë të dashurit tanë në shtëpi.