-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjest i veçantë, Ballisti dhuron fanellën e Asanit familjes Bunjaku: Rroftë shpirti i shqiptarit!

Kryesoret

Ismail Morina, i njohur si “Ballisti” së fundmi ka bërë një gjest shumë të veçantë duke dhuruar bluzën që i dha Jasir Asani pas ndeshjes me Çekinë.

Morina vizitoi sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator pas një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb, në Banjskë të Zveçanit.

“Ballisti” si dhuratë ua ka dërguar atyre fanellen e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”, tha Morina.

Ballist Morina e ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në “Instagram,” teksa shkruan:

“Vizitë familjes së heroit të kombit, Afrim Bunjaku. Faleminderit Jasir Asani për këtë orvajtje të përbashkët, je kampion në fushë të blertë dhe jashtë saj.

Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellën e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”

Linku i videos ku Ballist Morina dhe Jasir Asani ndërrojnë fanellat pas ndeshjes me Çekinë,” shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit