Të dielën e kaluar në mëngjes, 32-vjeçarja Celine Ben David Nagar duhet të ishte duke u përgatitur për ditën e parë të kthimit në punë pas gjashtë muajsh të lumtur në pushimin e pas lindjes së fëmijës.
Në vend të kësaj, ajo mendohet se u ndodh diku brenda Gazës, në duart e Hamasit dhe familja e saj ishte 24 orë në një makth që tani zgjati prej një jave.
Celine ishte nisur herët në mëngjes të shtunën me dy miq për të marrë pjesë në festivalin muzikor Nova në Izraelin jugor, por ata u kthyen kur dëgjuan raketa përpara.
Grupi gjeti rrugën për në një strehë publike bombash pranë Sderotit dhe u fsheh. Nga atje, në orën 07:11, Celine i dërgoi mesazhin e saj të fundit Idos, bashkëshortit të saj dhe babait të vajzës së tyre të vogël, Ellie.
“Ushtarët po vijnë. Zot, ishte një gabim që erdha këtu,” ka shkruar ajo në mesazh.
Ido u nis me shpejtësi në jug drejt vendit të shtunën, por ushtria nuk e la të kalonte. Të dielën në mëngjes, ai gjeti makinën e Celine, të mbushur me vrima plumbash.
Më vonë atë ditë, Ido gjeti një të mbijetuar i cili i tha se militantët e Hamasit kishin hedhur granata në strehë, duke vrarë miqtë e Celine. Por Celine kishte mbijetuar, tha i huaji.
“Nuk fle dhe nuk ha me këtë lloj pasigurie të çmendur,” tha ai, në një intervistë telefonike nga shtëpia e tij pranë Tel Avivit. “Jam krejtësisht i pafuqishëm.”
“Dhe ajo është një nënë e mrekullueshme. Ne kemi një fëmijë gjashtë muajsh. Kjo duhej të ishte festa e fundit për të shijuar para se të kthehej në punë. Ne ramë dakord që ta merrja në mesnatë, por ajo nuk u kthye në shtëpi,” tha ai./BBC