Mungesa e Ledrit në premierën e “Në kuadër të Dashurisë” është diskutuar pafund ditët e fundit.
Së fundmi e ftuar në “Më lër të flas”, Sara Hoxha është pyetur sërish rreth kësaj çështje, por e ka kaluar shumë ftohtë.
“Nuk dua të flas për këtë temë. Nuk dua t’i jap llogari askujt. Çdo gjë është ok, nuk keni përse shqetësoheni,” ishte gjithçka tha blogerja në lidhje me pyetjen.
Më herët Zamira Kita, e ftuar në “Wake Up” i dha fund dilemës e cila lidhet me mungesën e Ledrit në promovimin e “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Sara, partnerja e tij, luante rolin e Arias.
E pyetur nga Eni Shehu se cila ishte arsyeja e mungesës së Ledrit, Zamira u përgjigj:
“E pyeta Sarën, por Ledri nuk kishte mundësi që të vinte. Sigurisht, ata kanë shumë ngarkesë, aktivitete, data.”