Pas ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ardhja e saj në Shqipëri është regjistruar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ajo u prit në aeroport nga ministrja Elisa Spiropali.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, bashkangjitur edhe disa fotove, Siropali shprehet se ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.
“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan ajo.