-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Krenar që na u dha mundësia si vend pritës

Kryesoret

Në vigjilje të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, Kryeministri, Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po mban një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me samitin i cili do të mbahet nesër në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ndihet krenar që samiti do të mbahet në Tiranë i cili po ndodh për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

“Von Der Leyn ka qenë pranë nesh në një moment tragjik për vendin dhe popullin tonë kur tërmeti shkatërrimtar solli aq shumë dhimbje dhe aq shumë dëme dhe pa presidentet e komisionit pa angazhimin e saj personal dhe të drejtpërdrejtë për të thirrur me shumë shpejtësi një konferencë të madhe në Bruksel dhe për të krijuar nga të gjithë solidaritet ne nuk do tja kishim dalë ashtu sikundër ja dolëm.

Sot jemi së bashku me Von Der Leyen në vigjilje për një Samit tjetër në Tiranë i pasi Samit që realizohet jashtë kufijve të BE-së, që na bën krenar dhe na jep mundësinë që të shprehim kënaqësinë tonë si vend pritës duke shfaqur gjithë mundësinë e mikpritjes shqiptare e cila besoj që po të kishte një konkurs ne Euopë do ta synonte me dinjitet vendin e parë. Por jemi të vetëdijshëm se ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg zërit të parë,” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit