-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me presidenten e KE-së, Rama: Inkurajuese sesi BE kalon fjalët në vepra

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një dege të re të Kolegjit prestigjioz Evropian të Bryzhit në Tiranë.

Pas fjalës së Von Der Leyen Rama mbajti një fjalim ku u shpreh se hapja e degës së re është inkurajuese që të shohësh sesi BE kalon fjalët në vepra.

“Është afër mendsh që jemi shumë të lumtur sot. Është vërtet inkurajuese të shohësh BE ta kaloj kaq shpejt nga fjalët ne vepra, është e pazakonte.

Më duhet të them që kjo është diçka që e kemi përjetuar vitet e fundit falë përkushtimit të presidentes, që na ka shoqëruar në momente shumë të errëta, si në momentin kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë dhe mund ta them pas asnjë dyshim që pa të, rrugëtimi ynë për t’u ringritur do të kishte qenë thjeshtë i pamundur.

Dua po kështu të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot brenda një kohë të shkurtër.

Sepse në priremi gjithmonë të mendojmë që Europa ka të bëjë me ekonominë, financimin dhe tregun, këto janë të vërteta, por unë mendoj që Europa ka të bëjë më shumë me dijen,” u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit