-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i 4 fëmijëve, por i divorcuar! Çfarë e lidh baronin e kokainës me Ervis Martinajn?

Kryesoret

Gëzim Çela i cilësuar si baroni i drogës vazhdon që të jetë në kërkim, pasi i shpëtoi policisë dy herë, në gusht dhe në tetor, pak ditë më parë në dy operacione në Fushë Kuqe. Emisioni “Gjërat tona” zbardhi detaje të reja nga jeta e tij. Ai është baba i 4 fëmijëve dhe me letra rezulton i divorcuar. Argument që është përdorur në gjykatë nga avokati i tij, për t’i lehtësuar akuzuat, lidhur me objektet që u sekuestruan në apartamentin e bashkëshortes së tij në “Don Bosko”, në Tiranë.

Ai është banor i fshatit Fush-Kuqe, të Kurbinit, ku janë kryer herë pas here kontrolle nga Policia. Djali i xhaxhait të tij, Nerim Çela u arrestua gjatë operacionit “Flakë në det”, kur trafikantët i vunë flakën velierës që dyshohej se do të trafikonte drogë. Gëzim Çela ka lidhje familjare edhe me “mbretin e lojërave të fatit”, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se një viti. Konkretisht, kushëriri i Çelës, Nerim Çela, është daja i Brilant Martinajt, i cili mbeti i vrarë në atentatin e frikshëm që u mori jetën edhe dy miqtë të tij, vitin e kaluar, në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Po ashtu emri i tij del edhe në dosjen “Metamorfoza”. Në mesazhet që shkëmbejnë personazhet e kësaj dosje, Dorian Duli, që ishte një nga personat e shenjestruar për t’u vrarë nga grupi Bajri, por edhe Lulzim Kulla, dhëndri i familjes Lici, komentohet si lidhje e fortë e Gëzim Çeles. Por nga ana tjetër Çela ishte i afërm i Ervis Martinajt, i cili kishte një marrëveshje me Behar Bajrin.

Të njëjtën ditë, në kohën kur një grup po monitoronte mjetet lundruese, një grup tjetër ka kryer kontroll në restorantin “Royal Blue”, që është në pronësi të Gëzim Çelës në Patok, ku ishte dhe baza nga ku ishte nisur gomonia me kanabis. Sipas informacioneve, pasi të bëhej shkëmbimi i kanabisit me kokainë, gomonia do të kthehej sërish në bazë, tek lojali “Royal Blue”. Gjatë kontrollit në ambientet e këtij lokali, Policia konstatoi Nerim Çelë, i cili u prezantua si pronari. Në fakt Nerim Çela është djali i xhaxhait të Gëzim Çelës e njëkohësisht është daja i Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt. Aty u gjetën dy pistoleta, fishekë e një sasi parash. Kur po kryheshin kontrolle, në oborrin e lokalit Policia shquan një mjet Audi që drejtohej nga Arlind Ismailukaj, një ish-oficer Policie dhe pasagjer ishte Armando Mema. Edhe në këtë mjet u gjet një sasi parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit