-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli po vendos lazer për mbrojtjen ajrore

Kryesoret

Zhvillimet në Gaza dhe sulmet e vazhdueshme me raketa që merr Izraeli, por mbi të gjitha frika se mund të ndodhë një sulm masiv me raketa nga Hezbollahu, e detyrojnë Izraelin të përshpejtojë përfshirjen në arsenalin e tij të teknologjisë së re moderne dhe armë të sofistikuar kundërajrore.

Iron Beam, i cili ishte në testimin përfundimtar, është një krijim i kompanisë izraelite Rafael dhe është një sistem kundërajror i lirë, i teknologjisë së fundit, që punon me energji elektrike dhe neutralizon objektivat e tij me rreze lazer.

Në fund të gushtit, Yuval Steinich,  kreu i Rafael, i cili gjithashtu ka shërbyer si ministër i financave, energjisë dhe çështjeve strategjike të Izraelit, njoftoi se në mesin e vitit 2024 Izraeli do të jetë vendi i parë që do të mbrohet kryesisht nga sistemet lazer.

Izraeli, i cili prej vitesh përballet me kërcënimin e sulmeve me raketa edhe me raketa të improvizuara nga Gaza dhe Libani, kërkon një mënyrë më efektive dhe mbi të gjitha më ekonomike për mbrojtjen e tij kundërajrore. Kupola e famshme Iron Dome është jashtëzakonisht efektive por është jashtëzakonisht e shtrenjtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit