-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti Izrael-Palestinë, Von der Leyen nga Tirana: Do të trefishojmë ndihmat në Gaza

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Izrael.

Gjatë fjalës së saj Von der Leyen se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë.

Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare.

 Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarzimin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, tha ajo.

Von Der Leyen e pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë us shpreh se janë duke pritur përfundimin e hetimeve mbi ngjarjen për të marrë më pas një vendim.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit