-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron arrin në Tiranë, Rama: Më duhet të vrapoj të pres Mbretin

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama mori sërish fjalën duke folur gjatë inaugurimit të Piramidës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se do të mbajë një fjalim të shkurtër pasi axhenda e tij nuk përfundon pas inaugurimit edhe pse sipas axhendës së samitit është i fundit.

Rama shpjegoi se nata për të do të jetë e gjatë për të pasi në tokën tonë sapo ka zbritur presidenti, Emmanuel Macron.

Macron do të jetë presidenti i parë francez i cili do të vizitojë Shqipërinë dhe në lidhje me këtë Rama u shpreh se duhet të kemi një mikpritje të veçantë për të.

“Unë zakonisht duhet të bëj fjalimin më të gjatë, por do të mbaj fjalën më të shkurtër, sepse për të gjithë miqtë e ditës paradite, dita përfundon këtu, por për mua vazhdon me Mbretin e Francës i cili sapo ka zbritur dhe na duhet të vazhdojmë me pjesën tjetër të këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme,” u shpreh Rama.

Në fund kryeministri shtoi se i duhet të vrapojë të gjunjëzohet para Hirësisë së tij.

Presidenti francez kishte njoftuar se do ishte pjesë e samiti por ditën e djeshme u njoftua një shtyrje e axhendës së tij për shkak të ngjarjeve në Francë.

Siç ishte njoftuar Macron do të vinte në Tiranë pasditen e sotme ku mesa duket do të pritet nga Rama i cili e konfirmoi ardhjen e tij.

Nesër Macron do të takohet edhe me homologun e tij në Shqipëri, Bajram Begaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit