13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri turk i Mbrojtjes nesër në Kosovë

Kryesoret

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, nesër do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një njoftimi për mediat.

Në njoftim thuhet se Guler do të pritet në takim nga ministri i mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler). Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet  me togun ceremonial të FSK-së.

Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media,” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit