Pallati i Versajës në Francë është evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë ditën e sotme.
Informacioni përkatës është konfirmuar nga vetë Pallati me një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku thuhet:
“Të nderuar vizitorë, për arsye sigurie, Pallati i Versajës po largon vizitorët dhe po mbyll dyert për sot. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Në vendngjarje mësohet se ka mbërritur një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
Kërcënimet për bomba janë rritur që nga fillimi i vitit shkollor në Francë, me 168 alarme në shkolla që nga fillimi i shtatorit, sipas ministrit të Arsimit Kombëtar Gabriel Attal.
Naravno da su opet evakuirali Versailles kad sam ja tamo 😭
— ✨kimse ✨ (@slavonskodite) October 17, 2023
El Palacio de Versailles ha sido nuevamente evacuado debido a una amenaza de bomba.
pic.twitter.com/MEHQWnWO5w— Emmanuel Alejandro Rondón (@rondon_EA26) October 17, 2023