-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli vret militantë në kufi me Libanin

Kryesoret

Ushtria izraelite tha se ka vrarë katër militantë që kishin të veshur jelekë me eksplozivë, e të cilët po tentonin të kalonin kufirin për në Izrael nga Libani, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee.

Një video e incizuar nga një dron vëzhgues i ushtrisë izraelite, që është bërë publike, ka shfaqur militantët afër murit ndarës, përpara se ata të sulmoheshin. Asnjë grup në Liban nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani.

Javën e kaluar, militantët nga grupi palestinez, Xhihadi Islamik, në jug të Libanit kaluan kufirin dhe u përleshën me trupat izraelite, duke vrarë tre dhe duke plagosur disa të tjerë.

Militantët u vranë dhe grupi palestinezë organizoi ceremoni mortore për dy prej tyre. Tensionet janë rritur në kufirin Liban-Izrael midis grupit Hezbollah dhe ushtrisë izraelite.

Në një kohë kur granatimet janë kufizuar vetëm në qytetet që gjenden përgjatë kufirit, ka frikë se Hezbollahu dhe grupet e tjera që mbështeten nga Irani do të përshkallëzojnë veprimet për të mbështetur Hamasin, nëse Izraeli nis një operacion tokësor në Gazë.

Izraeli është duke luftuar me Hamasin që nga 7 tetori, pasi ky grup militant palestinez nisi sulme të koordinuara nga toka, deti dhe ajri në jug të Izraelit.

Izraeli është kundërpërgjigjur me bombardime të ashpra në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit