-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron në Tiranë/ Firmosen marrëveshjet mes dy vendeve

Kryesoret

Presidenti i Francës, Macron ndodhet në Tiranë. Në mëngjes u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj që u pasua me një takim “kokë më kokë” më pas u drejtua për në Kryeministri. U firmosën disa marrëveshjes mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Marrëveshjet i lanë më pas vendin konferencës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Macron.

Marrëveshjet e firmosuara:

-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, – nënshkruar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.

-Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga  Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.

Marrëveshja e bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara tëRepublikës Franceze, – nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.

-Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike – nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit