Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit, Ronan Bar ka marrë përgjegjësinë pas sulmeve të Hamasit.
Në një letër drejtuar punonjësve të shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin.
“Megjithë një sërë veprimesh që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë,” ka thënë ai në letër.
“Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi,” shtoi Barr.
Sipas Times of Israel, “lëvizje të pazakonta” ishin zbuluar në Rripin e Gazës në orët para fillimit të sulmit, por këto indikacione u injoruan kryesisht nga agjencitë përkatëse izraelite.