-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U mbajt 5 vite rob, 84-vjeçari rrëfen se çfarë i pret pengjet e Hamasit

Kryesoret

Terry Waite i cili ishte mbajtur vite më parë peng nga nga terroristët islamikë në Liban ka rrëfyer se çfarë i pret pengjet e marra nga Hamasi në Gaza.

Ai gjithashtu si një person i cili ka përjetuar dhe i ka shpëtuar një pengmarrje ndau mesazhin e tij për shpresë për familjet të rrëmbyerve.

Sipas mediave të huaja 84-vjeçari, i cili kaloi pothuajse pesë vjet në robëri tha se pengjet që mbahen rob nga Hamasi do të duhet të gjejnë brenda vetes burimet për të ruajtur shpresën.

Duke folur për GB News, ai ndau përvojën e tij si peng i një organizate islamike në vitin 1987, ku duroi robërinë për 1763 ditë të tmerrshme.

“Do të bëhet gjithçka që është e mundur për t’i çliruar ata. Dhe le të shpresojmë se mund të bëhet pa gjakderdhje të mëtejshme,” u shpreh ai.

“Nuk e ke fare idenë se çfarë, nëse ndonjë gjë, po ndodhte në botën e jashtme. Thjesht duhet të gjesh disi brenda vetes burimet për të ruajtur shpresën dhe të thuash Unë jam ende gjallë sot dhe jetoj për sot,” shtoi ai.

Gjatë negociatave, Terry-t iu premtua një kalim i sigurt për të takuar pengjet, por JIO e theu premtimin dhe humanitari u kap pamëshirshëm në robëri ku do të kalonte katër vitet e para në izolim.

Më parë, humanitari kishte negociuar me sukses lirimin e disa pengjeve në Iran në vitin 1980, dhe madje negocioi drejtpërdrejt me diktatorin libian, kolonel Gaddafi, gjatë situatës së pengjeve libiane të vitit 1984, në mes të përplasjes midis Britanisë dhe Libisë.

Pas lirimit të tij në 1991, Sir Terry botoi kujtimet e tij më të shitura në vitin 1994, duke përshkruar përvojën e tij si një peng dhe themeloi një organizatë të quajtur “Hostage international”, e cila mbështet familjet e pengjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit