Një aksident i rëndë është regjistruar në tunelin e Kalimashit ku janë përfshirë 3 makina.
Për shkak të përplasjes kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Sipas policisë makina t e përfshira në aksident janë një makinë tip “Benz” në të cilën ndodhej drejtuesi me inicialet A. B. dhe në automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin dy persona me inicialet S. O., N. O., dhe I. L. nga Kosovë.
3 makina kokë më kokë, si ndodhi aksidenti që u mori jetën dy personave
Gjithashtu në këtë aksident është përfshirë edhe një autobot me drejtues shqiptarin nga Kosova me inicialet Sh. S., banues në Kosovë.
3 të plagosurit po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Aksidenti në tunelin e Kalimashit, policia e konfirmon: Dy viktima dhe tre të plagosur