Gazetarja palestineze Reem Al Omari, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk ka asnjë vend të sigurt në Gazë.
Sipas saj, civilët që kanë pranuar të largohen nga pjesa veriore drejt jugut të Gazës janë prekur nga sulmet me raketa dhe bomba nga ana e Izraelit.
Ndërkohë ish-ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, nxit civilët palestinezë të largohen, pasi Izraeli do e sulmojë Hamasin në shumë fronte deri në eleminimin e tij.
“Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza”
Gazetarja palestineze Reem Al Omari thotë se civilët palestinezë nuk kanë siguri në asnjë zonë të Rripit të Gazës ndërsa përballen përballen me mungesa të nevojës bazike.
“Pavarësisht se u kërkoi civilëve të drejtoheshin në jug për të qenë të sigurtë, sulme me bomba gjatë natës nga ana e Izraelit në pjesën veriore Të Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 71 personave dhe kanë plagosur qindra.
Sot në Gaza nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Njerëzit kërkojnë dëshpërimisht ujë dhe nevoja të tjera bazike. Rripi i Gazës është bllokuar totalisht. Sitauta në Gaza është shumë e keqë. Ka mbi 2 mijë persona të plagosur aktualisht në spital,” thotë ajo.
Ish-ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon nxit popullsinë në Gazë që të largohet përpara ndërhyrjes izraelite me trupa tokësore. Ai bën përgjegjës Hamasin për vdekjen e civilëve në Gazë./VOA
Artikulli i plotë këtu.