Plagosje me armë zjarri në Kamëz. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”. I plagosuri është 16-vjeç.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar” njofton policia.
16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.