Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar Aktin Normativ për ndryshime të Buxhetit të vitit 2023. Ky akt normativ, sipas ministrit Ervin Mete parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë.
Ai tha se do të rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë, me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Më tej, Mete u shpreh se sektori energjetik nuk ka nevojë për mbështetjen buxhetore të parashikuar në fillim të vitit.
“Nëpërmjet aktit normativ mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë, me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi. Gjithashtu, alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të sigurohet për disbursimin e tyre deri në fund të vitit.
Parashikohet një shtesë për fondin e ish-të përndjekurve politikë, me synim përshpejtimin e pagesave për këtë kategori përfituesish. Akti normativ mbështet gjithashtu projektet në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, ujësjellës dhe kanalizime. Ndërkohë, parametrat makro-fiskalë vazhdojnë të synojnë uljen e borxhit publik, duke mbajtur të pandryshuar defiçitin buxhetor” tha ministri.
“Taksa” me detyrim/ Sa do të paguajnë qytetarët për sigurimin e banesave?