Pikëkalimi kufitar Rafah, mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, është rruga e vetme përmes të cilës mund të futen ndihmat në Gaza drejtpërdrejt pa kaluar nëpër Izrael, si dhe dalja e vetme e cila nuk të çon në tokën izraelite.
Ajo e ka marrë vëmendjen kryesore në konfliktin e përshkallëzuar mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, pasi qindra mijëra palestinezë janë nisur drejt jugut të Gazës, pasi Izraeli i urdhëroi ta braktisin Qytetin Gaza dhe tërë pjesën jugore të kësaj enklave.
Ku ndodhet pikëkalimi Rafah dhe kush e kontroll atë?
Pikëkalimi ndodhet në jug të Rripit të Gazës, një tokë e ngushtë e cila është shtëpi e 2.3 milionë njerëzve që shtrihet mes Izraelit, Egjiptit dhe Detit Mesdhe. Pikëkalimi kontrollohet nga Egjipti.
Pse është ky pikëkalim kaq i rëndësishëm në këtë konflikt?
Si përgjigje ndaj futjes së tërbuar të militantëve të Hamasit përmes kufirit jugor të Izraelit më 7 tetor, kur ata i vranë më shumë se 1.300 izraelit, Izraeli e rrethoi plotësisht Gazën, duke mos lejuar furnizimin me ushqim, ujë, rrymë dhe karburant.
Kjo nënkupton se rruga e vetme e mundshme për futjen e ndihmave humanitare në Gaza është përmes pikëkalimit Rafah nga rajoni Sinai i Egjiptit. Ky, po ashtu, është vendi i vetëm nga ku mund të largohen nga Gaza banorët të cilët duan të ikin.
Njerëzit me pasaporta të huaja pritet të lejohen të dalin në bazë të ndonjë marrëveshjeje për rihapjen e pikëkalimit kufitar, prandaj edhe kanë shkuar në afërsi të tij në ditët e fundit, në kërkim të largimit.
Izraeli, po ashtu, u ka bërë thirrje palestinezëve të Gazës të zhvendosen në jug, më pranë Rafahit, për t’u strehuar nga bombardimet, megjithëse qytetarët thonë se nuk kanë ku të ikin nga sulmet e pareshtura ajrore në enklavën e mbipopulluar./REL
Artikulli i plotë këtu.