10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: SPAK-u nuk duhet të merret me 50 mijë Leksha, por korrupsionin e madh

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani raportoi sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ai u shpreh se pret që deri në fund të vitit, SPAK-u të jetë i plotësuar në organikë për numrin e prokurorëve që ka parashikuar ligji, 20.

“SPAK është pothuajse në kapacitetin e tij të plotë. Kemi 17 prokurorë, është hapur gara edhe për tre prokurorë të tjerë dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të jetë me plotë me 20 prokurorë. Kjo do të ndikojë në shpërndarjen e punës. BKH është në kapacitet të plotë. Ka 60 hetues” tha ai.

Theksoi rolin e hetuesve financiarë. “Detyra e hetuesve financiarë që kanë edhe statusin e OPGJ-së, për të gjurmuar pasurinë e vendosur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Puna e tyre ka pasur impakt në hetimet tona. Kemi hetues të mirë financiar dhe me integritet të lartë moral. Ndjekjen dhe gjurmimin për të sekuestruar”.

Kërkoi ndryshimin e ligjit për kufirin e hetimeve për korrupsion që duhet të bëjë SPAK-u. Thënë më thjeshtë, SPAK-u nuk duhet të marrë në hetim rastet kur bëhet fjalë për kufirin 50 mijë lekë, por për shumat më të mëdha.

Kufiri monetar 50 mijë lekë duhet të ndryshohet. Ky kufi na ngarkon me hetimin e veprave penale të korrupsionit. Kufiri i hetimit nga SPAK duhet të jetë më i lartë. Të shmanget ngarkesa më vepra penale me këtë kufi”.

Në fund kërkoi që të shtohet buxheti për të mobiluar godinën që morën për të vendosur stafin. “Jemi në vështirësi për ambientet e punës, por së fundmi kemi marrë në dorëzim një godinë të re që përmbush nevojat e SPAK-ut për zyrat. Duhet buxheti për të plotësuar nevojat e godinës për ta mobiluar dhe për të bërë ndarjet e brendshme” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit