-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm direkt nga Irani kundër amerikanëve

Kryesoret

Presidenti iranian Ebrahim Raisi akuzoi sot SHBA-në si “bashkëpunëtorë në krimet” e Izraelit, një ditë pas bombardimit të një spitali në Gaza, në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Izrael.

“Bombat që bien mbi popullsinë e Gazës janë amerikane. Bota e konsideron SHBA-në si bashkëpunëtore në krimet e regjimit sionist”, u tha Raishi disa mijëra protestuesve që u mblodhën në një shesh të Teheranit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Kindra, tha në një deklaratë të mërkurën në mëngjes se 471 palestinezë u vranë dhe më shumë se 314 u plagosën në atë që ai e përshkroi si “masakrën izraelite” në spitalin Al-Ahli Al.

Zyrtarët palestinezë pretendojnë se shpërthimi, i cili ndodhi të martën në mbrëmje në spital, ishte rezultat i një sulmi ajror izraelit. Nga ana e tij, Izraeli njoftoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës nga grupi palestinez Xhihadi Islamik, i cili mohon përgjegjësinë.

Në të njëjtën kohë, grupi islamik palestinez Hamas akuzoi Uashingtonin se ishte “bashkëpunëtor në masakrat” që pretendon se ishin kryer nga Izraeli në Gaza, pasi Presidenti i SHBA Joe Biden pranoi versionin izraelit të një rakete që vrau qindra njerëz në një spitali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit