Autoritet peruane kanë shkatërruar një organizatë kriminale të njohur si “Roll Royce” ku u sekuestruan rreth 114 pako kokainë me vlerë mbi 10 milionë dollarë amerikanë.
Sipas mediave të huaja koka e grupit është malazezi Nicola Berishaj, alias “Baba” i cili dyshohet se vepron si emisar i trafikantëve shqiptarë të drogës dhe punonte si si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime.
“Baba” kishte kryer një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e tij peruanë.
Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili identifikohet si koordinatori kryesor për paketimin e kontejnerëve në portin e parë.
Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore dhe u deshën disa muaj hetime për kapjen e grupit.
Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës.
Njëkohësisht, në një zonë tjetër, Juan Reina Sánchez, alias Caballo, u arrestua në posedim të mijëra soles (monedha peruane), euro dhe dollarë. Sánchez ishte përgjegjëse për koordinimin me zonën e prodhimit në Huallaga dhe pellgun e lumit Palcazu.