Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.
Policia bën me dije se automjetin tip “Benz” i drejtuar nga shoferi me inicialet I. Z. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri në me inicialet D. M.. Të dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Bilishtit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.