Opozita ka nisur rezistencën në Kuvend. Shumica e deputetëve të grupit të Sali Berishës me kryetarin e grupit, Gazment Bardhi në krye kanë bllokuar karriget e ministrave. Deputetët nuk lejojnë zhvillimin normal të seancës.
Demokratët e kishin paralajmëruar qëndresën në seancën plenare pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së komisionit të reformës elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.
Nis rezistenca! Opozita bllokon karriget e ministrave në Parlament