Një aksident i rëndë u mori jetën mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kombit” në tunelin e Kalimashit dy vëllezërve nga Kosova dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Një autobot u përplas me dy makina pranë tunelit të Kalimashit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani nga Gjilani.
Lajmin e ka konfirmuar edhe djali i njërit prej viktimave, Sadikut në një postim në rrjetet sociale. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.