Paraditen e sotme shtatë të rinj janë konfliktuar me grushte, shkelma dhe sende të forta në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”. Njëri prej të rinjve është lënduar dhe ndodhet në spital.
“Më datë 19.10.2023, rreth orës 11:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, janë konfliktuar shtetasi K. D., 18 vjeç, dhe dy shtetas të moshave 15 dhe 16 vjeç, me shtetasit E. A., 18 vjeç, G. R., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshe procedurale.