57 leje për ndërtimin e rezidencave, hoteleve, resorteve, etj ka firmosur dje Edi Rama në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Nga jugu në veri lejet buzë detit dhe në Tiranë janë të shumta për kate pa fund. 12 leje për kulla janë firmosur vetëm në Tiranë. “5Pyetjet.al” publikon dokumentin e vendimit.
Por jo vetëm kaq. Kreu i qeverisë ka miratuar edhe për zhvillimin e lejeve në Jug.
Një leje ndërtimi për hotel i është dhënë Florec Gjikurisë në Himarë. Gjithashtu në Himarë ka marrë leje edhe biznesmeni Juljan Morina me kompaninë “Drymadhes Dream”.
Në Borsh, Palasë dhe Potam gjithashtu do të ndërtohet. Gëzim Bardhaj është emri i tjetër që ka fituar të drejtën për të ndërtuar kompleks me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike në Radhimë. Leje të shumta ndërtimi janë dhënë edhe në Durrës.
Kliko KETU per te lexuar vendimin e plote;
44 kate në Tiranë! Rama firmos 12 leje për kullat e reja në Tiranë