-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca nuk gjen qetësi, evakuohen sërish aeroportet pas alarmit për bombë

Kryesoret

Autoritetet franceze janë në alarm pas kërcënimeve të reja me bombë në pesë aeroporte të vendit konkretisht në Bordeaux, Nantes, Lille, Montpellier dhe Beauvais.

Pasi janë kryer kontrollet e nevojshme, aeroportet e Nantes dhe Lille janë rihapur. Sipas Bfmtv, në aeroportin e Lille evakuimi filloi rreth orës 10:30 me orën lokale.

Në fakt, në atë kohë në aeroport ndodhej edhe avioni i Emmanuel Macron, pasi presidenti francez mori pjesë në funeralin e mësuesit që u vra të premten në Arras.

Disa fluturime janë devijuar dhe priten sërish vonesa të konsiderueshme gjatë gjithë ditës. Është dita e dytë e trazirave në Francë, pasi të paktën 10 aeroporte u evakuuan të mërkurën pas kërcënimeve për bomba.

“Këto alarme false nuk janë shaka. Janë vepra penale. Do të vendosen sanksione,” tha ministri i Transportit Clement Bonn në X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit