-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

44 kate në Tiranë! Rama firmos 12 leje për kullat e reja

Kryesoret

Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri Edi Rama ka firmosur lejet e reja për kulla në Tiranë. Kate pa fund për qendra banimi, objekte shërbimi dhe hotelerie. Në total janë 12 leje për ndërtime deri në 44 kate. Pas kullës “Mali i Tiranës” në ish-lulishten që ndodhet pas Pallatit të Kulturës, Tiranës do i shtohen edhe godina me kate pa fund. Thuajse do të ndërtohet në zonat më të kërkuara në Tiranë; “Bulevardi i Ri”, Muhamet Gjollesha’, ‘Fortuzi’, ‘Vaso Pasha’, ‘Hoxha Tahsin’ dhe të tjera. “5Pyetjet.al” publikon vendimin e mbledhjes me 57 lejet në total, 12 prej të cilave në Tiranë.

Më poshtë, lista e plotë e lejeve të reja të ndërtimit të dhëna nga KKT:

  1. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.
  2. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-6 kate dhe 40 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.
  3. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.
  4. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi 16 kate mbi tokë” me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
  5. Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve 5 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, Godine Banimi 40 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë dhe Godinë Hotelerie 25, 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Usluga” sh.p.k.
  6. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana New Boulevard”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 41 dhe 44 katesh mbi tokë dhe 8 katesh nëntokë, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.
  7. Leje Zhvillimi për objektin: “Wind Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion residencial dhe shërbimesh prej 22 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 16-19-35 dhe 39 kate mbi tokë”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2-Konstruksion” sh.p.k.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime 2 dhe 14 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
  10. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
  11. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana West Block”, Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 1-15 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.
  12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale 2-21 kate me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.

Leje pa fund! Rama mbush Himarën dhe Jugun me vila dhe hotele (Dokumenti)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit