Prej ditës së sotme e deri më 22 tetor janë anuluar lundrimet e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Arsyeja e këtij anulimi ka ardhur për shkak të motit të keq. Drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë tre ditëve.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 22 tetor.