“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës, të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e grupit”.
Ky është mesazhi që u është dërguar deputetëve të PS-së nga kryetari Bledi Çuçi pas seancës së dështuar të paradites së sotme, pasi kuvendi u bllokua nga deputetët e PD-së. 26 prej tyre që bllokuan punimet e Kuvendit u përjashtuan për 10 ditë.
Ndërkohë që një pjesë e deputetëve të PD-së prej orës 10:00 vijojnë që të qëndrojnë në Kuvend, pasi nuk e përjashtonin mundësinë që me largimin e tyre seanca të riniste.