Komisioni i Etikës në kuvendin e Shqipërisë ka vendosur me shumicë votash, të socialistëve të drejtuar nga Edi Rama, përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të PD-së me argumentin se bllokuan seancën plenare të ditës së sotme duke pamundësuar zhvillimin e saj normalisht.
Do përjashtohen për 10 ditë:
Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbanit, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bejar Leskaj, Ledovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote. Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti, Qani Xhafaj.
Opozita bllokoi seancën për arsye se socialistët rrëzuan kërkesat për tre komisione hetimore dhe vendosjen e Oerd Bylykbashit si bashkë-kryetar te komisioni i reformës zgjedhore në vendin e Enkelejd Alibeajt, që është rreshtuar me krahun e Lulzim Bashës, por PS s’e pranoi.
PS e përjashtoi bashkë me 25 deputetë, Berisha: Durim! Nuk ka kthim pas