-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesa e Erion Veliajt për transmetim live të seancave në GJKKO rrëzohet

Kryesoret

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar sot në GJKKO, duke shkaktuar debate mbi transparencën e procesit. Gjatë seancës, Veliaj kërkoi që seancat të transmetoheshin drejtpërdrejt për publikun, duke theksuar rëndësinë e transparencës në një proces kaq të rëndësishëm.

Megjithatë, kërkesa e tij u refuzua pasi një nga të pandehurit, Elman Abule, nuk dha pëlqimin për t’u filmuar.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se nuk ka kundërshtim për transmetimin live në parim, por shtoi se kjo mund të ndikojë negativisht në procesin hetimor dhe gjyqësor, sidomos kur janë të përfshirë dëshmitarë të mbrojtur.

Ai theksoi se një praktikë e tillë nuk aplikohet as në shumicën e vendeve të rajonit dhe as në sistemet gjyqësore të SHBA-së dhe Evropës. Pas kësaj, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e Veliajt.

Gjatë seancës, avokati Plarent Ndreca ngriti shqetësime për administrimin e kallëzimeve anonime dhe kërkoi që Veliaj të mos mbahej në kafazin e xhamit gjatë gjykimit, duke e konsideruar këtë si një cenim të barazisë në proces.

Prokurori Ols Dado reagoi duke thënë se mbajtja e të pandehurit në këtë strukturë nuk është problem, pasi lejon komunikimin e tij me avokatin dhe të tjerët në sallë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit