Dosja e Laert Haxhiut me gjashtë vrasje dhe pesë atentate ndodhet në duart e SPAK-ut. Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhiut duke e dërguar në Prokurorinë e Posaçme.
Vrasjet u zbuluan pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Katër nga vrasjet sipas dëshmisë janë bërë në Shqipëri dhe dy në Greqi.
Koka e bandës, Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi, por pak ditë më parë Gjykata e Janinës vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri pasi është dënuar me 18 vite burg, por tashmë e presin edhe shumë të tjerë.